Tottenham Hotspur është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të krahut të Sporting, Pedro Porro dhe janë në bisedime me ndërmjetësit e tij për një transferim të mundshëm.
Gazetari Fabrizio Romano në rubrikën e tij shkroi, “Tottenham është në kontakt me ndërmjetësit për Pedro Porro, lojtari do të donte të bashkohej me Spurs, por Sporting vazhdon të kërkojë klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh. Pavarësisht lidhjeve me Chelsean, unë jam në dijeni vetëm për negociatat me Tottenham për momentin, jo të klubeve të tjera deri tani”./FolDrejt/