Tre klube të Premierligës Tottenham Hotspur, Liverpool dhe Arsenal kanë treguar interes për nënshkrimin e sulmuesit francez Marcus Thuram, raporton AS.
Klubet angleze do të përballen me konkurrencën nga Atletico Madrid, të cilët janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e lojtarit. Sulmuesi i Borussia Monchengladbach thuhet se është në dispozicion për një tarifë prej rreth 10-12 milionë euro, transmeton Fol Drejt.