Në periudhën prill-shtator, Toyota Motor Company ka realizuar prodhimin më të lartë në katër vitet e fundit.
Pas përmirësimit të furnizimit me gjysmëpërçues, prodhuesit e makinave përshpejtuan prodhimin dhe shitjet e automjeteve, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Toyota në deklaratën e saj thekson se prodhuesi japonez ka arritur prodhimin më të suksesshëm në katër vitet e fundit në periudhën prill-shtator 2023.
Prodhimi global i automjeteve të kompanisë u rrit me 12,8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 5.06 milionë.
Toyota shiti 5,17 milionë automjete në mbarë botën në gjashtë muaj, duke arritur shitjet e saj më të larta ndonjëherë.
Shitjet e automjeteve janë rritur me 9,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rimëkëmbja e dërgesave me gjysmëpërçues ndikoi pozitivisht në rritjen e prodhimit.
Shitjet e brendshme u rritën me 33,8 për qind në 790.168 automjete, ndërsa shitjet e jashtme u rritën me 5,5 për qind, duke arritur në 4.38 milionë.