Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë, nën dyshimin për trafikim të qenieve njerëzore.
Rasti raportohet të ketë ndodhur që në qershor të vitit 2022, në Gjakovë, ndërkaq me datën 8 janar, pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë.
Siç njofton raporti 24 orësh, lidhur me rastin është identifikuar edhe një viktimë, shtetase e Shqipërisë, e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara.
E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/