Tani për Kosovën luhet për gjithçka ose asgjë! Pas pak orësh dardanët do ndeshen me Maltën në një takim që do përcaktojë vendin e parë në grup. Në rast se Kosova fiton, atëherë i mbesin edhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Kampionatin Europian, me gjasë kundër Bellorusisë, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë. Kurse në rast se humbet, atëherë shpresat vendosen në takimin e fundit kundër Azerbejxhanit, informon foldrejt.com.
Trajneri 67 vjeçar Bernard Challandes ruan qetësinë. Qëllimi i tij është kualifikimi në KE 2020.
“Të gjitha biletat në stadionin e Fadil Vokrrit janë shitur brenda pak minutash,” thotë Challendes. “Stadioni ka vende për 13 429 tifozë.”
Trajneri zviceran i Kosovës ka folur edhe për krizën në të cilën po kalon Shqipëria.
“Më përpara ishte e qartë se ku luante një shqiptar i Kosovës. Por tashmë Kosova është bërë një alternativë për Shqipërinë,” tha 69 vjeçari.
Liga e Kombeve u ka dhënë mundësinë të ëndërrojnë edhe skuadra të modeste si Malta, Maqedonia, Bellorusia, Kosova dhe Gjeorgjia për t’u kualifikuar për herë të parë në KE./Foldrejt.com