Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi mund të jetë në skuadër për Kupën e Botës 2026.
Pas Kupës së Botës në Katar, ku kombëtarja e tij fitoi titullin, Messi njoftoi se nuk ka në plan të përfundojë karrierën e tij ndërkombëtare.
“Mendoj se Messi mund të jetë pjesë e Botërorit të ardhshëm. Do të jetë e nevojshme të zbuloni mendimin e tij personal dhe të shihni nëse ndihet mirë në atë moment. Dera e kombëtares do të jetë gjithmonë e hapur për të”, tha Scaloni.
Një nga futbollistët më të mirë në histori do të ishte 39 vjeç në Botërorin e ardhshëm (ai ka lindur më 24 qershor 1987).
Argjentina mundi Francën në finalen e Katarit pas penalltive dhe futbollisti i PSG-së shënoi 7 gola dhee tre asistime në shtatë ndeshje./FolDrejt/