E martë, 6 Qershor, 2023

Trajtimi i “Kontratës” në gjyqësorin Dibër – Gostivar, Këshill Gjyqësor. Një shembull për zv.ministrin Nuhiu

Lexoni edhe..

Nga: Alpin Ollogu

“Omnis enim obligation vex ex contractu nascitur vel ex delictoSecili obligim themelohet ose nga kontrata ose nga delikti.

Rasti si më poshtë, pretendim i arsyeshëm, na jep të kuptojmë se deri në çfarë niveli mund të shkojë pa-ligjshmëria e aktgjykimeve gjykatat e Maqedonisë së Veriut dhe se çfarë trajtimi ligjor, verifikim të fakteve, i reformuari Këshilli Gjyqësor, ju bën aktgjykimeve, gjyqtarëve jo të paktë, të cilët i kanë i kanë dhënë gjyqësorit imazhin e padrejtësisë. Ky shembull konkret, aktgjykim i Gjykatës themelore Dibër dhe i Apelit në Gostivar, me gjasë është një prej aktgjykimeve të shumta antiligjore të sistemit tonë të drejtësisë. Ёshtë edhe një shembull i thjeshtë, argumentuese, edhe për zëvendës ministrin e drejtësisë Agim Nuhiu, në atë pyetjen që ai shtroi oponentit politik Azirit, në një debat televiziv të këtyre ditëve. Zëvendës ministri, ndër të tjerash vlerësimesh superlative, arritjesh shkencore dhe ndërkombëtare për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptar, pyeti debatusin: më thuaj një skandal që kanë bërë, ose një vendim joobjektiv dhe joprofesional që ka sjel një gjyqtar shqiptar apo një prokuror?!

Përgjigja i nderuar zv.ministër është e thjeshtë, sepse edhe ju qe pyetni, edhe nga ai që kërkonit përgjigje, nuk jeni të informuar dhe nuk mund tju jenë të njohura aktgjykimet e gjykatave dhe prokurorive, qofshin ato vetëm shqiptare, për arsye se ju mund të jeni profesor i mirë universitar në rrafshin teorik të drejtësisë (për të cilën kam pasur fatin tju kem asistent në fakultetin juridik), por ju nuk jeni profesionist i sistemit gjyqësor, nuk kontrolloni ligjshmërinë e vendimeve gjyqsore, apo ankesat e palëve drejtuar Këshilit gjyqësor apo prokurorial, dhe se çfarë bën Këshilli gjyqësor me këta ankesa, statistikat dhe procedimet me gjyqtarët apo prokurorët. Pastaj, nuk është kriter skandali, që lëndët të konsiderohen antiligjore, sepse skandalet ndodhin në rrethana dhe për interesa specifike, në gjyqësor apo bartësve të punëve publike, siç ishin aktet penale të dala nga përgjimet e paligjshme. E gjithë tjetra është ajzberg antiligjshmërie institucionale.

Andaj, as debatuesi, oponenti politik Elmi Aziri, nuk dinte çfarë të përgjigjej në pyetjen tuaj zotëri zv.ministër, sepse ai nuk është profesionist i fushës dhe nuk është i përgatitur të dijë se si bëhet kontrolli i lëndëve gjyqësore, nga kush bëhet dhe me çfarë profesionalizmi dhe serioziteti, madje asnjëri nga ju nuk jeni avokat për të kuptuar mënyrën e zakonshme të aktgjykimeve dhe çalimet e tyre. Zotëri Aziri di thjesht pakënaqësinë qytetare e cila është unanime tek të gjitha

komunitetet etnike për çështjen e gjyqësorit, ndoshta edhe përvojat personale, por edhe kritikat e vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar. Ju siguroj edhe një pjesë e konsiderueshme e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë, të cilët pa dyshim që janë shumë të mirë dhe të ndershëm, janë të mendimit se sistemi gjyqësor dhe prokurorial ka mungesë të theksuar profesionalizmi dhe ndershmërie të kuadrit shqiptar, ashtu siç ka edhe tek maqedonasit, pavarësisht se tek ata mund të jetë gjendja më e rëndë, për arsye se janë m