Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuat probleme për banorët e rrethit të Dibrës dhe Kukësit, shkruan foldrejt.com.
Situata më e vështirë paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella trashësia e dëborës shkon mbi 30 cm dhe janë izoluar disa fshatra. Ne zonat e njësive administrative Ostren, Trebisht, Fushë-Bulqizë, Zerqan e Martanesh, trashësia ka arritur nga 3 cm deri ne 10 cm.
Reshjet kane krijuar probleme edhe në aksin rrugor Gurët e Skënderbeut-Fushe Bulqizë, për shkak edhe te ngricave.
Ndërkohë qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi në Kukës-Peshkopi. Trashësia e dëborës në Kukës shkon në 7 cm, Krumë, 4 cm e në Bajram Curri, 30 cm.