Tre persona humbën jetën dhe 13 rezultojnë të zhdukur pasi një varkë pasagjerësh u përmbys sot pranë ishullit St. Kitts në Detin e Karaibeve.
Varka mbante 32 pasagjerë, 16 prej të cilëve u shpëtuan, raporton AP.
Zyrtarët e Antigua dhe Barbuda njoftuan se një kërkim ishte duke u zhvilluar për të zhdukurit dhe se shumica e njerëzve të shpëtuar erdhën nga disa prej vendeve në Afrikë, por nuk ishte e mundur të përcaktohej se nga cili saktësisht./FolDrejt/