Një djalë i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese me një kapelë midis këmbëve të tij. Ai një shenjë në të cilën shkruante:
”Unë jam i verbër, ju lutem për ndihmën tuaj!” Në kapelë kishte vetëm disa monedha të vogla.
Një burrë kaloi nëpër atë rrugë dhe vuri re djaloshin. I nxori disa monedha nga xhepi dhe i lëshoi në kapelë. Pas kësaj, ai mori shenjën e djalit, e ktheu në anën tjetër dhe i shkroi disa fjalë. Pastaj ia ktheu shenjën, dhe tani çdokush që kalonte mund t’i shihte fjalët e reja, shkruante portali “islamcan.com”.
Së shpejti, kapela filloi të mbushej. Shumë më tepër njerëz tash dhanë para për djaloshin e verbër. Atë pasdite, njeriu i cili e ndryshoi shenjën erdhi të shihte se si po rrjedhin gjërat tani.
Djali i njohu hapat e tij dhe pyeti: – A je ti ai që e ndryshoi shenjën time këtë mëngjes? Çka ke shkruar?”
Njeriu tha: “Unë vetëm e shkrova të vërtetën. E thashë atë që ke thënë ti, por në një mënyrë tjetër.”
- “Sot është një ditë e bukur, por unë nuk mund ta shoh!”
A mendoni se shenja e parë dhe e dyta e thonë të njëjtën gjë?
Natyrisht, të dyja shenjat u thanë njerëzve se djaloshi ishte i verbër. Mirëpo, shenja e parë thjesht tha se djali ishte i verbër, ndërsa shenja e dytë u tha njerëzve, se ju jeni të lumtur sepse nuk jeni të verbër. A duhet të befasohemi që shenja e dytë ishte më efektive?
Zoti ynë na ka dhënë shikimin dhe dëgjimin, por aq pak ne e falënderojmë. /Akos.ba;
Përkthim: Miftar Ajdini