Mëngjesin e sotëm një tren ka goditur për vdekje një person. Siç njoftoi policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 5.50, ku treni që ka lëvizur nga Tabanoci drejt Shkupit ka goditur automjetin “Volkswagen Vento” në pronësi të MPB-së drejtuar nga një zyrtar policor A.B i stacionit policor Gazi Babë.
Në Shkup shpeh ndodhin aksidente me trena me pasojë vdekjen e personave. Gjatë verës në afërsi të Haraçinës një tren goditi një automjet VW me pasojë vdekjen e tre personave./Foldrejt.com