Njohja e shenjave dhe kërkimi i trajtimit të hershëm mund t’i zvogëlojë dëmet që mund të shkaktohen nga sulmi i trurit, ose mund t’i parandaloni krejtësisht dëmet.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa mënyra se si mund ta minimizoni rrezikun e sulmit në tru.
Njohja e shenjave; trajtimi i hershëm i parandalon dëmet e mëdha
Sulmi në tru është dëmi që shkaktohen nga një bllokim apo gjakderdhje në tru. Është një nga shkaktarët më seriozë të problemeve afatgjate në Britani.
Çereku i sulmeve të trurit ndodhin te personat nën moshën 65 vjet, dhe dëmet përfshijnë humbjen e të folurit, humbjen e fuqisë në njërën anë të trupit apo fytyrës.
Megjithatë, një pjesë e madhe e sulmeve të trurit përfundojnë me fatalitet. Diagnoza dhe trajtimi i hershëm nënkuptojnë dëme më të vogla.
Testi ‘FDFK’ ju ndihmon më së shumti në raste të tilla: Fytyra – a mund të qeshni? A po keni probleme me fytyrën tuaj? Duart – a mund t’i ngritni lart dhe t’i mbani ashtu? Fjalët – A keni problem t’i kuptoni fjalët apo a po keni problem t’i formuloni fjalitë? Koha – thërrisni emergjencën nëse e vëreni njërën nga këto tri shenja.
Kontrollojeni vazhdimisht shtypjen e gjakut
Shtypja e lartë e gjakut është faktor i rëndësishëm parandalues i rrezikut.
Aq më shumë që pini duhan, aq më i lartë rreziku
Aq më shumë që pini duhan, aq më shumë rrezikoheni nga sulmi i trurit, prandaj, nëse nuk mundeni të hiqni dorë krejtësisht, të paktën zvogëlojeni sasinë e duhanit që e pini.
Nëse menaxhoni të hiqni dorë, rreziku juaj për të pësuar sulm në tru do të jetë i njëjtë pas pesë vjetëve me atë që nuk ka pirë asnjëherë duhan.