Prindërit duhet ta kenë parasysh se temperatura e lartë 40°C bën që fëmija të marrë më shumë frymë, të pulsojë më shumë dhe të mos ndihet mirë.
Asnjë efekt tjetër i dëmshëm nuk shkaktohet nga ethet, përcjell Fol Drejt.
Për të ulur temperaturën ne përdorim masa të thjeshta natyrale nga njëra anë dhe ilaçe antipiretike nga ana tjetër.
Masat fizike janë si më poshtë:
1) Nuk e mbulojmë fëmijën me batanije dhe jorgan, përveçse kur dridhet. Përndryshe, nuk e mbulojmë, në mënyrë që temperatura e trupit të ikë në mjedis.
2) Nuk i veshim shumë rroba fëmijës. E veshim sa më shumë me rroba të lehta dhe jo shumë shtresa që veprojnë si izolues, dhe parandalojnë rënien e temperaturës.
3) Bëni banjë në vaskë duke e lënë fëmijën në ujë për 10-20 minuta dhe do të ishte mirë ta freskoni kur uji të ngrohet. Dushi nuk ul temperaturën, sepse uji kalon në çast nëpër trupin e fëmijës dhe nuk ka shkëmbim të temperaturës mes trupit dhe ujit. Nëse aplikoni këto masa, temperatura nga 40°C ulet me 1-2°C dhe fëmija ndihet më mirë dhe nuk ka nevojë të jepni ilaçe.
Në rast se duhet të japim ilaçe, paracetamoli dhe derivatet e ibuprofenit janë të disponueshëm në shurup në praktikën e përditshme.