Tri vajzat dibrane Sara Duka, Genta Sela dhe Era Koxha janë shpallur fituese në Playoff-in që është mbajtur në Shkup, dhe rrjedhimisht vajzat nga Dibra do të jenë përfaqësuese në Kampionatin Evropian në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Klubit të Karatesë Dibra, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar publikun për fitoren e vajzave Sara Duka, Genta Sela dhe Era Koxha.
“Sot ne Playoff ne Shkup 3 garueset më të mira Dibrane kanë shkëlqyer duke fituar që të treja vendet e para në kategoritë përkatëse
Dibra si asnjeher më parë do të ketë 3 përfaqësues në Kampionatin Europjan në Tbilisi të Gjorgjisë Genta Sela, Sara Duka, Era Koxha.
Falemderojm Kryetarin e komunes Diber dr. Hekuran Duka për mbështetjen e vazhdueshme
Tepër të gëzuar për këtë sukses të madh
I falemderojë të gjithë mbështetësit tanë”, ka shkruar ai në Facebook.
Për këtë ka njoftuar edhe Fisi Duka.