Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha sot në Kiev se Kanadaja do të dërgojë ndihma të reja ushtarake në Ukrainë në vlerë 375 milionë dollarë.
Trudeau njoftoi në një konferencë për shtyp, pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, se Kanadaja do të marrë pjesë në përpjekjet shumëkombëshe për të trajnuar pilotët luftarakë ukrainas, raportoi Reuters.
Trudeau tha se vitin e kaluar, Kanadaja kapi një aeroplan mallrash Antonov në pronësi ruse që u ul në territorin kanadez dhe se procesi i dorëzimit të atij avioni në Ukrainë kishte filluar./FolDrejt/