Presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës, Donald Trump, ka bërë vetë me dije se do largohet nga spitali dhe vijimin e kurimit nga Covid19 do e bëjë nga Shtëpia e Bardhë, informon foldrejt.com.
“Unë do largohem nga (spitali) Walter Reed Medical Center sot në ora 6.30 P.M. Ndjehem vërtet mirë. Mos u frikësoni nga Covid19. Mos lejoni që t’ju dominojë jetën tuaj. Gjatë administratës Trump ne kemi krijuar disa droga fantastike për të luftuar këtë. Ndjehem më mirë se para 20 vjetëve,” tha ai në rrjetin social Twitter.
Më herët mjekët dhanë informacione të reja kontradiktore në lidhje me gjendjen e Trumpit.
Ata thanë se kishte humbur oksigjenin dy herë, gjë që është në kundërshtim me disa deklarata të mëparshme dhe konfirmon se gjendja e vërtetë e Trumpit ishte fshehur gjersa mori dozën e parë të deksametazonit, e cila zakonisht u jepet njerëzve që kanë probleme me frymëmarrjen.