Duket se presidenti Donald Trump ka përmirësuar marrëdhëniet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Trump përmes një njoftimi në rrjetin social Twitter ka bërë të ditur se “trupat amerikane do tërhiqen nga Siria” dhe se SHBA dhe Turqia po bashkëpunojnë intensivisht për luftën kundër ISIS dhe stabilitetit në Siri. Poashtu pjesë e bisedimeve mes tyre ka qenë “rritja masive e shkëmbimit tregtar mes të dyja vendeve”.
“OK, është e juaja. Ne e pajtuam,” tha Trump, pasi Erdogan i ishte ankuar për mbështetjen e kurdëve komunistë nga prezenca amerikane. Pas kësaj Erdogani citohet ti ketë thënë: “Në fakt si shoku juaj, ju jap fjalën se do shkatërroj ISIS nga Siria.” Në këtë të fundit, Erdogan vetëm ka kërkuar ndihmë logjistike nga amerikanët, shkruan AP, përcjell foldrejt.com.
Trump dhe Erdogan kanë biseduar rreth kësaj teme në 14 dhjetor dhe në 23 dhjetor./Foldrejt.com