Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan të vizitojë vendlindjen e gjyshërve të tij në Rheinland-Pfalz. Lajmi konfirmohet edhe nga vetë ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell. Por detaje tjera nuk jepen, shkruan foldrejt.com.
“Unë nuk e di kur, por ai më ka thënë, që ai do të vijë dhe dëshiron të shikojë vendlindjen e familjes së tij,” tha Grenell në Berlin.
Konkretisht vendbanimi i gjyshit të Trump është nga Kallstadt me 1200 banorë.
Deri tani Trump ka vizituar dyherë Gjermaninë, por nuk ka qenë akoma në vendin e origjinës së tij./Foldrejt.com