Edhepse marrëveshja për Sirinë veriore mes SHBA-së dhe Turqisë dukej e përfunduar, së fundi janë shfaqur probleme sa i takon implementimit të saj.
Ajo që dihet është se SHBA do tërhiqet nga Siria, megjithatë kërkon garnci nga Turqia që të mos i prek forcat kurde.
Trump ka porositur Turqinë të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë dhe mos të godasë kurdët, sepse një gjë e tillë do ta shkatërrojë ekonomikisht Turqinë. Ngjashëm i porositë edhe kurdët që mos të provokojnë, Turqinë, Iranin dhe Sirinë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorisë i Zyrës për Komunikim Presidencial, Fahrettin Altun, përcjell foldrejt.com.
“Turqia nuk ka ndonjë problem me kurdët, çështja është grupi terrorist i PKK-së dhe zgjerimet e tij në Siri,” tha Altun. “Terrori është terror dhe duhet çrrënjosur. Ajo që bën Turqia në Siri është pikërisht çrrënjosja e tij.”
Mbetet të shihet zhvillimi në të ardhmen, kur baza e konfliktit është qyteti sirian Manbij./Foldrejt.com