Në kohën kur SHBA është shteti më i prekur nga virusi korona (zyrtarisht), ku sot kaloi 250 mijë të vdekur dhe brenda javës u raportuan edhe mbi një milion të prekur, është presidenti amerikan Donald Trump, i cili, në rrjetet sociale shkruan se falë “ilaçeve kundër Covid19” në SHBA, mortaliteti ka rënë me 85 përqind, informon foldrejt.com. Por sipas Trump, ky fakt “fshihet nga mediat”.
Por në fakt shumë demokratë e akuzojnë përsëri Trump se ka dështuar të luftojë përhapjen e pandemisë në shtetin amerikan.
Në anën tjetër duhet thënë se në SHBA gjithsecili mund të kryejë PCR-test papagesë, kurse në Indi, Kinë dhe Rusi kemi qenë dëshmitarë sesi shifrat ndryshohen në varësi të dëshirave qeveritare./Foldrejt.com