Presidenti amerikan Donald Trump (72) ka habitur me deklaratat e tij në mbledhjen e administratës amerikane: 72 vjeçari konfirmon mos interesimin e tij për një pjesë të madhe të Europës.
“Nëse unë do isha i dashur në Europë, unë nuk do e kryeja punën time,” tha Trump, duke shtuar fjalë më të qarta: “As nuk më bëhet vonë për Europën. Nuk jam zgjedhur nga europianët, por nga amerikanët.”
Presidenti Trump shtoi se shtetet europiane duhet të investojnë më shumë për mbrojtjen./Foldrejt.com