Edhepse bota e ka uruar Joe Bidenin për president dhe ky i fundit ka filluar sjelljet si president i ardhshëm, në fakt kundërkandidati i tij Donald Trump, që akoma nuk ka uruar Bidenin, shfaq veprime se nuk është dorëzuar për të lëshuar Shtëpinë e Bardhë.
Në një njoftim në rrjetet sociale, ai ka shkarkuar ministrin e mbrojtjes Mark Esper (56), duke e zëvendësuar atë me shefin e anti-terrorit Christopher Miller.
„Mark Esper has been terminated,” shkroi Trump, duke përdorur një shprehje të veçantë alla-Trump.
Në fakt, Trump ka qenë i pakënaqur me Esper, prej dështimit të neutralizimit të protestave të shumta amerikane që ishin kundër racizmit./Foldrejt.com