Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Manbij dhe kërcënimit turk që do shkatërrojë të gjitha celulat e terroristëve komunistë kurdë në Sirinë lindore, vetë përfaqësuesit e PYD/YPG/PKK kanë ftuar forcat e regjimit sirian që të marrin në kontroll qytetin e Manbij, shkruan foldrejt.com. Ky vendim është mbështetur edhe nga Rusia.
“Në këtë situatë, ne akoma mbështesim integritetin e Sirisë. Këto territore i takojnë Sirisë,” tha presidenti turk pas faljes së xhumasë në xhaminë “Hazreti Ali”.
Ai shtoi se terroristëve të PYD/YPG/PKK u është dhënë një mësim i mirë se nuk mund të krijojnë celula pranë kufijve turk.
“Nuk është vetëm për Manbij, ne do shkatërrojmë të gjitha organizatat terroriste që veprojnë në rajon. Targeti jonë është që PYD/YPG/PKK të marrin mësimin e duhur atje,” tha në fund Erdogani.
Fati përfundimtar i lindjes së Sirisë do përcaktohet gjatë konferenvës trilaterale mes Moskës, Ankarasë dhe Teheranit në fillim të 2019./Foldrejt.com