Ushtria turke ka dërguar njësitë speciale në kufi me Sirinë, për të treguar paralajmërimin se mësymja në Sirinë verilindore mund të ndodhë në çdo moment, shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell foldrejt.com. Pas tërheqjes së trupave amerikane, rruga është e lirë për sulme të përgjithshme.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan është pajtuar me presidentin amerikan Donald Trump që arabët dhe kurdët të mos jetojnë nën tiraninë e komunistëve terroristë të PKK dhe mposhtjes përfundimtare të ISIS nga Siria.
Momentalisht Turqia kontrollon Afrinin ose pjesën veriperëndimore të Sirisë.
Sot në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kallën deklaroi se Trump do vizitojë Turqinë gjatë 2019 me ftesë të Erdoganit./Foldrejt.com