Turqia ka vite që diskuton me partnerët e saj perëndimorë për të mos ndihmuar komunistët kurdë në Sirinë veriore. Tashmë Ankaraja zyrtara ka dhënë urdhër që të mardhojnë drejt Sirisë trupat e saj për të shkatërruar organizatat terroriste kurde, shkruan foldrejt.com. SHBA e ka quajtur këtë plan të “papranueshëm” për shkak se shumë marinasa amerikanë ndodhen në atë rajon.
Trupave turke u kanë ardhur në ndihmë edhe 14 mijë ushtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA).
Deri tani Turqia kontrollon pjesën perëndimore të Eufratit, kurse tani bëhet fjalë edhe për një territor mjaft të gjërë në lindje të saj. Në Kilis të Turqisë janë vërejtur tanket gjermane leopard, të cilat Turqia i përdor në luftën kundër kurdëve komunistë.
“Ne nuk do tolerojmë prezencë të organizatave terroriste në kufi me Turqinë,” tha presidenti Rexhep Taip Erdogan./Foldrejt.com