Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësi Benjamin Pavard po kërkon t’i bashkohet Interit përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës, shkruan 90min.
Pavard ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Mynih dhe tashmë e ka bërë të qartë se nuk është i përgatitur të mendojë për një zgjatje, duke e detyruar Bayernin të dëgjojë ofertat për shërbimet e tij.
Manchester United shprehu një interes të hershëm për Pavard dhe shpresonte të nënshkruante francezin si një zëvendësues i mundshëm për Harry Maguire, por transferimi i propozuar prej 30 milion £ në West Ham United dështoi dhe Djajtë e Kuq u desh ta qetësonin interesin pasi nuk arritën të lironin hapësirën në faturën e pagave.
Ky hezitim e ka lejuar Interin të hyjë dhe të pajtohet me një tarifë prej 33 milion € (28.3 milion £) dhe Tuchel tani ka konfirmuar publikisht se Pavard dëshiron të bëjë lëvizjen në Itali.
“Ne e kuptojmë se Benji dëshiron të shkojë në Inter”, tha Tuchel në një konferencë për shtyp.
“Por nëse do ta përfundojmë atë transferim, nuk ka vetëm një faktor për t’u marrë parasysh. Ne duhet të gjejmë një zëvendësues, përndryshe nuk do të ndodhë.”