Gjatë kohës kur disa agjenci fluturimesh kanë nisur bojkotin, mediat gjermane kanë publikuar një statistikë për të treguar se gjatë (verës) 2018 kanë fluturuar një numër rekord i turistëve gjermanë jashtë vendit.
Në vendin e parë ndodhet Spanja e cila është vizituar nga 10.5 milionë gjermanë, në vendin e dytë Turqia e cila është vizituar nga 4.1 milionë gjermanë, më pas ndodhet Greqia me 3.45 milionë turistë.
Rritje të madhe të turistëve gjermanë ka pasur edhe në Tunizia (337 mijë) dhe Egjipti (1.17 milion), informon foldrejt.com.
Në krahasim me 2017 rritja më e madhe e turistëve gjermanë vërehen në Turqi (plus 20 përqind) dhe Afrikën Veriore, kjo për shkak se këto vende vlejnë si më stabile krahasuar me vitet e mëparshme.
Zvogëlim të numrit të turistëve gjermanë vërehen në SHBA (minus 6.7 përqind; 3.59 milionë) dhe në ishujt e karaibeve (minus 12.6 përqind, 411 mijë)./Foldrejt.com