Fotografi gjerman Marco Schweier do mbajë një eveniment multimedial në 14 janar në Kurhaus të Kirchzarten, Dietenbacher Straße 20, me titull “Shqipëria – një vend i panjohur”.
Gjatë vitit 2018 ai vizitoi Shqipërinë dyherë dhe ka kryer një sërë fotografi ku do ua paraqesë të ftuarve dhe të interesuarve në eveniment, shkruan foldrejt.com. Përveç fotografive ai do nxjerë edhe disa sekuenca filmike nga vendi shqiptar.
Sipas Schweier Shqipëria është një vend mikpritës dhe që ka filluar të zbulohet ngadalë nga turistët. Hyrja në këtë eveniment është papagesë./Foldrejt.com