Rreth 50 persona u liruan nga spitali pas sulmit të djeshëm, por ka shqetësime se Turqia mund të jetë objektiv i bombave të tjera, si në vitin 2015 dhe 2017 kur u kryen një sërë aksionesh të ngjashme terroriste.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu akuzoi ekstremistët kurdë këtë mëngjes për një shpërthim që vrau gjashtë persona në një rrugë kryesore tregtare në Stamboll dhe njoftoi se policia kishte arrestuar 22 persona të dyshuar për pjesëmarrje në sulm, duke përfshirë edhe personin që vendosi bombën, por ai nuk e specifikoi se çfarë gjinie është?
Soylu tha se urdhri për sulmin në Avenue Istiklal të Stambollit është dhënë në Kobani, një qytet në Sirinë veriore ku forcat turke kanë kryer operacione kundër milicisë kurde siriane IPG në vitet e fundit, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.