Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi se të paktën 35 njerëz humbën jetën në tërmetin që goditi Izmirin dhe mbi 823 u plagosën pasi një tërmet me 6,6 ballësh goditi Izmirin të premten, raporton Anadolu Agency (AA).
Fahrettin Koca tha se 243 njerëz janë nën trajtim, 8 në kujdes intensiv, ndërsa 3 prej tyre janë në gjendje kritike pas tërmetit në Izmir.
Koca shtoi se 15 pacientë kanë bërë operacion dhe aktualisht nuk janë në gjendje kritike.
Ai theksoi se nuk ka pasur një situatë të këtillë më herët, një katastrofë tërmeti gjatë periudhës së pandemisë.
“Ne nuk duhet t’i nënshtrohemi pandemisë përderisa përballemi me katastrofën e tërmetit”, vuri në dukje Koca, duke u kërkuar të gjithëve që të vazhdojnë të zbatojnë masat kundër COVID-19.
Koca tha se pas përpjekjeve që zgjatën 23 orë për të shpëtuar një nënë dhe tre fëmijët e saj nga mbeturinat, ka ndërruar jetë një nga fëmijët.