Turqia thirri sot ambasadorët e nëntë vendeve, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën, për një bisedë, sepse ata mbyllën konsullatat e tyre në Stamboll për arsye sigurie, tha një burim i paidentifikuar nga Ministria e Jashtme turke i cituar nga Reuters.
Më herët gjatë ditës, Ankaraja akuzoi një grup vendesh perëndimore për luftë psikologjike kundër Turqisë dhe përpjekje për të shkatërruar industrinë e turizmit të vendit.