Policia turke ka ndaluar 62 persona si pjesë e një hetimi për shkëmbim të kriptovalutave, të cilët po akuzohen për mashtrim të investitorëve, njoftoi agjencia shtetërore të lajmeve të Turqisë.
Arrestimet u bën për lidhjen e tyre me kompaninë Thodex, e kryesuar nga biznesmeni i arratisur, Faruk Fatih Ozer, ndaj të cilit autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar.
Zyra e kryeprokurorit të Stambollit njoftoi se po e heton kompaninë Thodex pas ankesave nga përdoruesit të cilët nuk mund të qaseshin në pasuritë e tyre. Vlerësohet se mashtrimi i kësaj kompanie ka prekur rreth 391.000 persona me rreth 2 miliardë dollarë investime.
Faruk Fatih Ozer, po kërkohet me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit dhe krijimin e një organizate kriminale”, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.