Qeveria turke e udhëhequr nga partia AKP ka arritur të përmirësojë ndjeshëm raportet me Gjermaninë, pas vizitës së Erdoganit në Berlin në fund të shtatorit. Tashmë Turqia kërkon që të rrisë shkëmbimet tregtare me Gjermaninë dhe gjithashtu një bashkëpunim më të frytshëm në sektorin e armatimeve, shkruan bild.de.
Momentalisht shkëmbimet tregtate mes Berlinit dhe Ankarasë janë 40 miliardë dollarë, kurse në vitin e ardhshëm kërkojnë që ky shkëmbim të shkojë deri 50 miliardë dollarë.
“Kjo është lehtë e arritshme, kur ke parasysh popujt tanë të mëdhenj,” tha përfaqësuesi turk Xhevdet Yilmaz. “Turqia dhe Gjermania janë aleatë. Pra ne duhet të bashkëpunojmë për sigurinë rajonale dhe globale.”
Gjermania një kohë të shkurtër ndaloi eksportimin e armëve drejt Turqisë, por kjo edhe për një kohë të shkurtër.
Sektori i turizmit është gjithashtu një sektor i rëndësishëm. Gjatë 2015 Turqinë vizituan 5.6 milionë gjermanë./Foldrejt.com