Zvicra vijon të ruajë trendin e çmimeve më të larta të jetesës në kontinentin e plakur europian. Këtë e thotë studimi i fundit i Statistikës Federale në Zvicër (BFS) për vitin 2019, informon foldrejt.com. Në rast se për një karrocë me ushqime në BE duhet të paguash 100 euro, në Zvicër e njëjta do kushtonte 155 euro (173 franga). Pas Zvicrës vendi i dytë më i shtrenjtë është Islanda (152.5), kurse e treta Norvegjia 147,6.
E njëjta në Gjermani kushton 111 euro, kurse në Austri 114 euro. Franca dhe Italia janë më të lira me 109 dhe 99.5 euro respektivisht.
Vendet e Ballkanit më të lirat
Përkundër rrogave të ulta edhe një karrocë me ushqime që në BE kushton mesatarisht 100 euro, kjo në Turqi kushton 44.4 euro, Maqedoni Veriore 45.6 euro dhe Shqipëri 50 euro. Këto janë tre shtetet më të lira të Europës, kurse rasti i Turqisë lidhet edhe me inflacionin e madh.
Pra një europian duhet të ketë dy herë rrogën më të madhe për t’u barazuar me një shqiptar, kurse një zviceran treherë.
Në Zvicër veçanërisht shtrenjtë është sektori i shëndetësisë 302 Euro, arsimimit 270 euro dhe mishit 234 euro./Foldrejt.com