Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar arrestimin e Sebahattin Bayram, punonjës si sekretar me kontratë në konsullatën e Turqisë në Rodos, me pretendimin për spiunazh, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne e dënojmë arrestimin e Sebahattin Bayram, punonjës si sekretar me kontratë në konsullatën e Turqisë në Rodos, i cili u arrestua nga autoritetet greke në kuadër të hetimit të zhvilluar me pretendimin për spiunazh për fotografimin e anijeve”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
“Në procesin që çoi drejt arrestimit të shtetasit grek, Bayram është shkelur marrëveshja ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se “Në procesin që çoi drejt arrestimit të personelit tonë shtetasit grek është shkelur e drejta e respektimit të privatësisë dhe jetës familjare si dhe e drejta e lirisë dhe sigurisë që ndodhet në dispozitat e Konventës së Vjenës lidhur me marrëdhëniet konsullore dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Në deklaratën e ministrisë turke përmenden edhe publikimet e bëra nga media greke lidhur me ngjarjen. “Janë pritur me një shqetësim edhe publikimet e bëra lidhur me ngjarjen nga media greke të cilat duke shkelur prezumimin e pafajësisë kanë vendosur në objektiv personelin tonë dhe familjen e tij si dhe punonjësit dhe përfaqësitë tona në Greqi”, thuhet në deklaratë.
Pasi bëhet e ditur se kanë filluar nismat e nevojshme në prani të institucioneve greke, më tej njoftohet se “Janë kryer iniciativat e nevojshme në prani të autoriteteve greke lidhur me hetimin i cili mendohet se është ngritur nga qarqe që duan të rrisin tensionet në marrëdhëniet me Turqinë. Do të hidhen hapat e nevojshëm në drejtimin për të mbrojtur të drejtat e personelit tonë”.