Tre aeroplanë të regjimit sirian Su-24, prodhim rus, janë rrëzuar nga aeroplanët luftarak turq në rajonin e Idlibit, bën me dije ministria e brendshme turke, përcjell foldrejt.com. Dy janë rrëzuar gjatë paradites, kurse i treti orët e vona të së dielës.
Gjithashtu nga bombardimet turke janë shkatërruar edhe dy sisteme të mbrojtjes ajrore siriane, mes tjerash edhe njëra që rrëzoi dronin turk të dielën në mëngjes. Poashtu, Turqia ka bërë me dije se ka filluar një operacion për “çlirimin e tërësishëm të Idlibit” dhe se gjatë këtij operacioni janë vrarë tre gjeneralë sirianë.
Muajt e fundit janë intesifikuar sulmet në rajonin e Idlibit, duke sjellur edhe mbi një milion refugjatë në kufijtë e Turqisë. Kjo ka shkaktuar frikën e ndonjë krize të re refugjatësh./Foldrejt.com