Në Shqipëri, Gjeorgji, Lituani, Maqedoni, Malin e Zi dhe Turqi është rritur numri i të burgosurve në dhjetë vitet e fundit krahasuar me shtetet tjera europiane, shkruan foldrejt.com. Shtetet me numrin më të vogël të të burgosurve është Gjermania dhe Hollanda.
Austria ka shënuar një rritje prej tre përqind dhe me këtë mbetet stabile. Këshilli i Europës i ka bërë publike shifrat të dalura nga Universiteti i Lausannës.
Nëse krahasojmë shifrat e 2005 me ato të 2015, rritja të madhe të të burgosurve ka në Turqi (nga 75.8 në 220.4 të burgosur në 100 mijë banorë), ndjekur nga Shqipëria (109.3 në 207.2), Gjeorgjia (200,6 rritje në 274,6) dhe Maqedonia (104,8 në 168,9).
Në anën tjetër Gjermania ka shënuar ulje të të burgosurve (95,7 në 77,4) dhe ngjashëm vlen edhe për Hollandën (nga 94 në 53). E ripërsërisim, shifrat janë për 100 mijë banorë. Shtetet baltike edhepse kanë pasur shifra alarmante të të burgosurve, në dhjetë vitet e fundit kanë shënuar ulje Estonia (327,4 në 210,3) dhe Letonia (313,4 në 223,4).
Austria ka 103.9 të dënuar për 100 mijë banorë.
Rreth gjysma e të burgosurve në Austri, janë të huaj. Te vendet tjera perëndimore kjo shifër është rreth 12 përqind./Foldrejt.com