Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin francez në Ankara, Herve Magro, për shkak të “propagandës së zezë” kundër Turqisë në mes të protestave të dhunshme në Paris.
Sipas burimeve diplomatike, ambasadori Magro u thirr në ministri në kryeqytetin Ankara pasi degët terroriste PKK/PYD/YPG filluan “propagandën e zezë” kundër Turqise, si dhe “zyrtarët dhe disa politikanë nga qeveria franceze janë bërë një mjet i kësaj propagande”, pasi protestat e dhunshme nga mbështetësit e grupit la dhjetëra oficerë policie të plagosur në kryeqytetin francez, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët turq, sipas burimeve, përcollën “pakënaqësinë dhe reagimin e Ankarasë ndaj propagandës së zezë”.
Burimet shtuan se zyrtarët theksuan se do të ishte e dobishme si për qeverinë franceze ashtu edhe për publikun që të “analizohen me saktësi” incidentet e dhunshme në rrugët e Parisit të kryera nga grupi terrorist PKK.
Burimet gjithashtu thanë se Ankaraja më tej theksoi pritjet e saj nga Franca që të “veprojë në sens të përbashkët mes incidentit të përmendur dhe të parandalojë organizatën terroriste që të ecë përpara me agjendën e saj tinëzare”.
Pasi u tubuan në sheshin ‘Place de la Republique’ rreth pasdites të shtunën, mijëra mbështetës të grupit terrorist marshuan në bulevardin ‘du Temple’ duke brohoritur parulla pro-PKK-së dhe duke mbajtur postera të të ashtuquajturve liderë të grupit terrorist.
Më pas, ata sulmuan policinë duke hedhur gurë ndaj tyre, si dhe shtëpive dhe dyqaneve aty pranë. Sulmuesit shkatërruan edhe stacionet e autobusëve.
Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, herë pas here duke përdorur gaz lotsjellës kundër sulmuesve.
Të premten, një person i armatosur 69-vjeçar hapi zjarr në Paris, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë.
Dje, prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha se sulmuesi, i quajtur William M. nga mediat lokale, ka urrejtje urrejtje “patalogjike” për të huajt dhe se ai “dëshironte të vrasë të huajt” pas një grabitjeje në shtëpinë e tij në vitin 2016.
Në fushatën e saj mbi 35-vjeçare kundër Turqise, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje./FolDrejt/