Pas ultimatumit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, që të sulmojë me trupa tokësore pjesën lindore të Eufratit në Siri, ka qenë i menjëhershëm reagimi i SHBA-së, presidenti i së cilës, Donald Trump, ka deklaruar tërheqjen e trupave amerikane me arsyen se “ISIS është mposhtur”.
Largimi i trupave amerikane nga Siria do kryhet brenda 100 diteve dhe kjo pritet të jetë lehtësim për trupat turke që të sulmojnë qendrat e komunistëve kurdë, pa prekur ushtarët amerikanë.
Momentalisht Turqia kontrollon pjesën veriperëndimore të Sirisë ose pjesën perëndumore të lumit Eufrat.
Franca e ka kundërshtuar vendimin amerikan për tërheqje nga Siria, kurse kritika ka edhe nga vetë kampi republikan. Mediat perëndimore si “Der Standard” flasin për një fitore të Turqisë, që tashme pritet të kontrollojë të gjithë pjesën veriore të Sirisë. Mësymja turke në këtë pjesë, ku përfshihet edhe qyteti Manbij, pritet të ndodhë në çdo moment./Foldrejt.com