Iniciativat Qytetare “Tvrokorni” dhe “Maqedonia Bllokon” kanë njoftuar se sot në mesditë do të protestojnë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë paralelisht me “fillimin e seancës për ndryshime kushtetuese”.
Ndryshe, iniciativa “Tvrdokorni” është lëvizje e afërt me VMRO-DPMNE-në e cila hyri dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017, kur rrahën deputetë, gazetarë dhe demoluan gjithçka që gjetën rreth tyre.
Ata kanë protestuar çdoherë kur ka pasur ndonjë hap përpara nga e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me qëllim që, sipas tyre, të parandalojnë të këqijat që po i bën pushteti.
Ata kanë protestuar edhe kundër votimit të gjuhës shqipe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.