Kompania amerikane Twitter tha se po i jep fund masave për të luftuar dezinformatat në lidhje me virusin Covid-19, të cilat përfshijnë etiketa dhe mesazhe paralajmëruese në tweet me informacione të diskutueshme, si dhe heqjen e tweeteve që bëjnë pretendime të rreme për vaksinat.
“Që nga 23 nëntori 2022, Twitter nuk po zbaton më masa speciale për të kontrolluar informacionin në lidhje me Covid-19”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Twitter, raporton Reuters.
Miliarderi amerikan Elon Musk mori drejtimin e kompanisë Twitter në tetor dhe menjëherë pas kësaj nisi një sërë reformash, transmeton Fol Drejt.