Twitter thotë se do të informojë stafin e tij të premten nëse do të pushohen nga puna pas marrjes së firmës nga Elon Musk.
Në një email të brendshëm, kompania e mediave sociale tha se shkurtimet janë “një përpjekje për të vendosur Twitter në një rrugë të shëndetshme”, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Firma shtoi se zyrat e saj do të mbylleshin përkohësisht dhe do të pezullohej qasja në distinktiv.
Multimiliarderi do të jetë shefi ekzekutiv i Twitter pasi bleu firmën javën e kaluar në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh (39.3 miliardë paund)./FolDrejt/