Një 64-vjeçare ka gjetur vdekjen pas goditjes nga një dash.
Rasti ka ndodhur në fshatin Lalar të Fierit, transmeton Fol Drejt.
“Në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti (dash). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare./FolDrejt/