Ditë më parë një 42-vjeçar u godit nga rrufeja në Rahovec.
I njëjti ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë nga djegiet, transmeton Fol Drejt.
Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar faqja e fshatit Fortesë në rrjetin social Facebook.
“Ka vdekur në moshën 42 vjeçare Feriz (Reshit) Gashi nga Fortesa, varrimi i të ndjerit bëhet sot, 11 korrik 2022, në ora 17:00, në varrezat e fshatit. U shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëfshatarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën! Prehu në paqe Izë!”, thuhet në njoftimin e fshatit./FolDrejt/