Historia tragjike ka ndodhur në detin Ischitella në Castel Volturno, në provincën e Casertës, raportojnë mediat ndërkombëtare, shkruan Fol Drejt.
Babai ndodhej në plazhin Fontane Bleut me tre fëmijët e tij, 6, 10 dhe 13 vjeç, ndërsa të tre këta të fundit u hodhën në det për t’u larë.
Megjithatë, rryma e valëve i tërhoqi zvarrë nga bregu dhe babai vrapoi për t’iu dalë në ndihmë.
Rojet e shpëtimit shkuan menjëherë por për burrin dhe më të voglin nuk kishte asgjë për të bërë.
Disa dëshmitarë okularë thonë se kur babai e kuptoi se rryma po i tërhiqte, u vërsul në det dhe arriti të shpëtonte dy të mëdhenjtë, ndërsa 6-vjeçarin e kishte në krahë.
Për fat të keq, ai nuk ia doli t’i shpëtonte të gjithë. U mbyt bashkë me të voglin.
Pushuesit u përpoqën t’i shpëtonin duke krijuar një rrjet shpëtimi, por ishte e kotë. Ngjarja tragjike nuk u evitua. Edhe një Jet Ski me roje shpëtimi u nis gjithashtu nga plazhi ngjitur.
Më pas në vendin e ngjarjes mbërriti policia, zjarrfikësja dhe rojet bregdetare.
Në vend ndodhej edhe një helikopter nga Brigada e zjarrfikësve Pontecagnano dhe ekipi i zhytjes i Napolit.
Raportohet se një nga dy fëmijët e dërguar në spital është në gjendje më të rëndë./FolDrejt/