Një shtetas me origjinë nga Shqipëria ka përfunduar në prangat e policisë pas dyshimeve për një rasti ryshfeti.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:15, në Vërmicë, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se arrestimi i shtetasit të Shqipërisë ka ardhur pasi që i njëjti i ka ofruar zyrtarit policor 20 euro, me qëllim që t’i mundësohet kalimi i kufirit.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/