Real Madridi fitoi 133.7 milionë euro në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, njoftoi sot UEFA, transmeton AP.
Në deklaratë thuhet se fitimet totale të Realit përfshijnë një pagesë bazë për hyrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, bonuse performancës, një pjesë të të drejtave të transmetimit spanjoll dhe një pagesë shtesë bazuar në rekordin historik të klubeve në garat nën autoritetin e UEFA-s.
Reali fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, pasi mposhti 1:0 Liverpoolin në finalen e Parisit. Liverpooli fitoi gjithsej 120 milionë euro, transmeton Fol Drejt.