Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka thënë të shtunën se ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 12 avionëve spiunë turq TB2 për ushtrinë ukrainase, informon foldrejt.com.
“Ashtu siç jemi marrë vesh më parë me presidentin Rexhep Taip Erdogan, ne kemi nënshkruar një marrëveshje për blerjen e aeroplënve të prodhimit turk TB2 për ushtrinë ukrainase,” shkruan Poroshenko në rrjetet sociale.
Aeroplani i ri ushtarak turk ka marrë vlerësime mjaft të mëdha pas operacionit “Degët e Ullirit” në ndihmesën e operacioneve ushtarake dhe taktikës si pasojë e karakteristikave të teknologjisë së lartë.
Sipas presidentit ukrainas kjo marrëveshje tregon bashkëpunimin ushtarako-teknik mes Ukrainës dhe Turqisë./Foldrejt.com