Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Volodoymyr Zelenskyy, në Pallatin Vahdettin në Stamboll, raporton AA, transmeton Fol Drejt.
Në konferencën për media, presidenti Erdogan u shpreh se Ukraina meriton anëtarësimin në NATO.
“Turqia ka bërë përpjekje për të parandaluar luftën Rusi-Ukrainë, përkundër asaj çfarë ka ndodhur, marrëdhëniet Turqi-Ukrainë janë të fuqishme në të gjitha aspektet”, tha gjithashtu ai, duke shtuar se vendi i tij ka bërë përpjekjet më intensive për t’i dhënë fund luftës Rusia-Ukrainë përmes bisedimeve në bazë të ligjit ndërkombëtar.
Presidenti Erdogan gjithashtu tha se shpreson në zgjatjen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi e cila skadon më 17 korrik, duke paralajmëruar edhe një vizitë të presidentit rus Vladimir Putinit në Turqi për muajin e ardhshëm.
Presidenti ukrainas Zelenskyy falënderoi Turqinë për mbështetjen e dhënë për integritetin territorial të Ukrainës.
“Jam këtu në Stamboll për të falënderuar të gjithë ata që dëshirojnë paqe për shtetin dhe popullin tonë”, shtoi ai.