Ivanna Klympusch-Zynzadse, zv.kryeministrja dhe ministrja për integrime europiane dhe auro-atlantike në Ukrainë, gjatë vizitës në Zagreb, i ka bërë thirrje kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, që të imponojë sankcione ekonomike Rusisë, shkruajnë mediat ukrainase, informon foldrejt.com.
Kjo për shkak të provokimit të ri rus në detin Azov, 11 nëntor, dhe të mos lirimit të të dënuarve politik ukrainas në Rusi.
Ajo e quajti Maqedoninë si shtet mik dhe i bëri thirrje që të ndjekë politikën europiane në çështjet e sankcionimit të Rusisë.
Në anën tjetër Zoran Zaev nuk i është përgjigjur konkretisht kërkesës së Ukrainës për bojkotin rus, por tha që integrimi i Maqedonisë dhe Ukrainës në NATO është i një rëndësie të veçantë./Foldrejt.com